Lifestyle

Arbana flet për ngeljen nga Iris Luarasi, ‘E kam dashur lëndën më shumë se ajo’ –

Loading...


Arbana Osmani ka vendosur ta ndajë me ndjekësit e saj një pjesë të kohës duke iu përgjigjur pyetjeve të mbërritura në llogarinë e saj rreth librit më të fundit që pritet të publikojë në datë 13 nëntor.

Mes shumë përgjigjesh, ka dalluar ajo e pyetjes: “Çfarë recete do gatuaje për zyshën që të ngeli?”.

“Në vitin e dytë të fakultetit, frekuentimi i të gjitha leksioneve për mua që punoja në ‘Top Albania Radio’ ishte i pamundur. Kisha luftuar shumë për atë vend pune dhe në kohën kur im atë ishte i papunë dhe ne jetonim në një shtëpi me qira, puna ime për familjen time ishte shumë e rëndësishme.

Përveç kësaj isha duke ndjekur pasionin tim, të cilin një pjesë e mirë e pedagogëve të mi e kanë mbështetur gjithmonë, me përjashtime shumë të rralla, siç është rasti i zysh Irisit. Unë e dija që do më mbeste në klasë ende pa filluar mësimi pasi kisha dëgjuar sa strikte ishte për mungesat, por atë vit zgjedhja ime ishte të ruaja punën.

Do kisha dashur shumë të isha në çdo leksion të sajin sepse ‘gazetari radio’ ishte lënda ime e preferuar, por nuk mundesha sepse emisioni im në radio ishte të mërkurën në orën 12, atëherë kur fillonin leksionet e zysh Irisit dhe mua me vjen keq.

Një vit më vonë e mora 10 e dy vite më vonë temën e diplomës zgjodha ta punoja prapë me zyshën e prapë mora 10. E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që ‘mikesha jonë’ zgjedh të trajtojë si ngelësa njerëz të cilët e kanë dashur lëndën e saj ndoshta më shumë se vetë zysha, por për arsye frekuentimi nuk kanë mundur të jenë të pranishëm në çdo leksion.

Nga e gjithë kjo përvojë gjithsesi sot kam kuptuar një leksion. Nuk të bën as ngelës, as dështak, as të paaftë nota e një mësueseje.

Përkundrazi, edhe pse zysh Irisi jam e bindur që nuk ka pasur asnjë qëllim të keq, të dëmtojë reputacionin tim apo të kolegëve të mi, iu ka dëshmuar të gjithë të rinjve që na ndjekin se edhe pse ‘ngelës’ mund t’ia dalësh.

Loading...

Një përqafim për të gjithë studentët që paralelisht punojnë dhe për të gjithë profesorët e tyre, natyrisht”, ka shkruar Arbana në përgjigjen e saj, duke sqaruar qartazi se çfarë mendon rreth deklaratës së bërë nga Iris Luarasi disa ditë më parë në programin ‘Shiko Kush Luan’.

Ndër të tjera moderatorja tregoi detaje interesante rreth librit duke shtuar se ideja për realizimin e tij ka lindur pasi duhej të gatuante shpesh herë diçka të shpejtë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/

Marre nga TPZ.al

Loading...
SuperDyqani