Sport

Angli: Dy emra të befasishëm për fazën finale të Ligës së Kombeve

Loading...

Kombëtarja e Anglisë ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për fazën finale të Nations League, që do të zhvillohet këtë verë.

Lista e 27 futbollistëve do të reduktohet në 23 para se “Tre Luanët” të nisen drejt Portugalisë, ku do të përballen me Holandën në gjysmëfinale 6 qershorin e ardhshëm shkruan Telesport, përcjellë GazetaBlic.

Dy emrat surprizë janë Harry Kane, i cili nuk ka rikuperuar akoma nga dëmtimi, dhe ylli i Southampton, Nathan Redmond. “Ai e ka mbyllur sezonin shumë mirë”, ka thënë Southgate për lojtarin e “Shenjtroëve”.


“Kane? Ai po punon që të rikuperojë për finalen e Champions League. Do të shohim si do të shkojnë gjërat”.

Portierë: Butland (Stoke), Heaton (Burnley), Pickford (Everton).

Mbrojtës: Alexander-Arnold (Liverpool), Chilwell (Leicester), Delph (ManchesterCity), Gomez (Liverpool), Keane (Everton), Maguire (Leicester), Rose (Tottenham), Stones (Manchester City), Trippier (Tottenham), Walker (Manchester City).

Mesfushorë: Alli (Tottenham), Barkley (Chelsea), Dier (Tottenham), Henderson (Liverpool), Lingard (Manchester United), Redmond (Southampton), Rice (West Ham), Ward-Prowse (Southampton), Winks (Tottenham).

Sulmues: Kane (Tottenham), Rashford (Manchester United), Sancho (Borussia Dortmund), Sterling (Manchester City), Wilson (Bournemouth).

Burimi

Loading...
SuperDyqani