Uncategorized

Angelina Jolie dëshiron të rikthehet me Brad Pitt – TV KLAN

Loading...

Brad Pitt dhe Angelina Jolie tronditën botën kur njoftuan planet e tyre për divorc në Shtator të 2016. Ndonëse kanë kaluar 2 vite e gjysmë që kur Angelina firmosi divorcin, i gjithë procesi i ndarjes ka qenë nën vëmendjen e mediave.

The Sun ka publikuar një shkrim ku thotë se  43-vjeçarja ka ndryshuar qëndrim ndaj ish bashkëshortit dhe dëshiron të rikthehet sërish me Brad.

Burimet janë shprehur për të përditshmen angleze se ajo po zvarrit negociatat e divorcit me shpresën se do të pajtohen.

Por pavarësisht se Jolie kërkon të ribashkojë familjen e madhe, The Sun shkruan se Pitt nuk është i interesuar të kthehet me të.

Ajo çfarë ai do, është vetëm që të dy të mbajnë një marrëdhënie miqësore për hir të 6 fëmijëve të tyre.

Tv Klan

TvKlan

Loading...
SuperDyqani