KOSOVA Lajme

Ambasadorja Çitaku i reagon Brovinës

Loading...

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas raportimeve në media se është e rreme fotografia e publikuar nga deputetja, Flora Brovina, e cila, sipas saj, shfaqte rastin e përdhunimit të një kosovareje nga ushtarët serbë gjatë luftës.

“Legjenda e Rozafës….rrënojmë çdo ditë”, ka shkruar shkurt Çitaku në Facebook.

Pavarësisht raportimeve të mediave, deputetja Brovina, ka mohuar pretendimet se fotografia e gruas së dhunuar e cila u shfaq sot nga ajo, nuk është në Kosovë dhe që është nxjerrë nga një sajt pornografik të Irakut.

Loading...

Ajo ka pohuar se askush nuk e shtyu ta publikoi foton në fjalë, duke thënë se asnjë nga kolegët e saj nuk e kanë ditur se do të paraqes foton.

Ndërsa ka reaguar edhe Vasfije Krasniqi Goodman, ndaj informatave se fotografia e shfaqur sot ngaBrovina është marr nga një web faqe e ushtrisë së Irakut.

Marre nga GazetaBlic

Loading...
SuperDyqani