Aktualitet

Ambasada Britanike: Dënojmë dhunën, ambasadori i OSBE u frikësua, retorika s’është përgjigje në demokraci

Loading...

TIRANE- Ambasada e Britanisë së Madhe në Shqipëri, ka reaguar para protestës së opozitës dhe ka përsëritur apelin për evitim të dhunës në protestën e sotme.

Në një reagim për mediat, ambasada thekson se në një demokraci moderne, dhuna dhe retorika nuk janë përgjigjie.

Gjithashtu, ambasada ndalet edhet tek episodi tek shtëpia e ambasadorit të OSBE, Berndt Borchard, poshtë shtëpisë të të cilit, protestuesit shkruan nëpër mure: Të të vijë turp.

Deklarata e plotë:

E drejta për të protestuar është një përbërës thelbësor i një demokracie të shëndetshme. Por protestat duhet të jenë paqësore.

Ne dënojmë dhunën që u zhvillua gjatë protestës së 11 majit që plagosi si policinë dhe protestuesit dhe shkaktoi dëme në pronë.

Ne u kërkojmë liderëve të opozitës të dënojnë dhunën dhe të sigurojnë që protestat që ata mbajnë janë paqësore dhe të mbahen në përputhje me ligjin.

Ne gjithashtu kërkojmë që policia të tregojë përmbajtje dhe të respektojë sundimin e ligjit që ata mbështesin. Ne dënojmë me gjithë zemër frikësimin e ambasadorit të OSBE-së dhe dëmet e shkaktuara në qëndrimin e tij zyrtar. Nuk ka vend për një veprim të tillë në një demokraci moderne.

Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të hyjnë në dialog, e cila është mënyra e vetme në të cilën bllokimi i tanishëm mund të zgjidhet. Dhuna dhe retorika nuk janë përgjigja.

Opozita do të zhvillojë pasditen e sotme, protestën e 5-të kombëtare për rrëzimin e qeverisë Rama. Opozita kërkon largimin e qeverisë, ndërkohë që më 11 maj, nuk mungoi dhuna dhe përplasjet mes policisë dhe protestuesve.

(F.g/dosja.al)

The post Ambasada Britanike: Dënojmë dhunën, ambasadori i OSBE u frikësua, retorika s’është përgjigje në demokraci appeared first on .

Marre nga

Loading...