Sport

Allegri u largua – Ronaldo ka një premtim për të

Loading...

Massimiliano Allegri pas përfundimit të këtij sezoni do të largohet nga Juventus.

Kampionët e rinj të Italisë të premten përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se trajneri Massimiliano Allegri do të largohet.

Me pesë vite qëndrim në Torino, Allegri ka arritur të fitojë pesë tituj të Serie A, katër Kupa të Italisë dhe dy Superkupa, po ashtu të Italisë, që kap numrin e gjithsejtë 11 trofeve.


E diela e kësaj jave, do të jetë e veçantë për Allegrin, që zhvillon ndeshjen e fundit para tifozëve në Torino, kur takohen me Atalantën.

Kjo ndeshje, angazhimi dhe suksesi në të, do të dedikohen trajnerit 51 vjeçar, që me punën e tij për pesë vite dominoi Italinë.

Mediet në Itali, raportojnë se me t’u konfirmuar lajmi se Allegri po largohet, në dhomat e zhveshjes te Juventus është folur shumë për këtë.

Është Cristiano Ronaldo që u ka kërkuar lojtarëve që të dielën të luajnë për Allegrin, për t’i dhënë një përshëndetje të denjë me fitore trajnerit të tyre.

Burimi

Loading...