Sport

Allegri largohet nga drejtimi i Juventus –

Loading...

Pas pesë sezonesh, ka përfunduar bashkëpunimi mes Massimiliano Allegri dhe Juventusit. Trajneri ka hequr dorë nga drejtimi i “Zonjës së Vjetër” pas takimeve që ka zhvilluar prej tre ditësh me Presidentin e Juventus, Andrea Agnelli. Sipas mediave italiane, Allegri-Agneli shkëputën bashkëpunimin me konsensus, edhe pse kontrata përfundonte në vitin 2020.

Largimi i teknikut italian është konfirmuar zyrtarisht edhe nga Juventus. Pas prishjes me konsensus të kontratës, Allegri do të marrë pjesën e mbetur të rrogës. Detaje të largimit të tij do të jepen ditën e nesërme në orën 14:00 në konferencën e përbashkët për shtyp Allegri-Agneli. /tvklan.al

Marre nga TvKlan

Loading...
SuperDyqani