Allegri: Ai që do të vijë tek Juve do të gjejë një skuadër fituese

Massimiliano Allegri i ka dhënë fund regjimit të tij në stolin e Juventus dhe pas ndeshjes, megjithëse Juventus humbi 2-0 ndaj Sampdoria-s, ka marrë duartrokitjet e tifozëve.

Me largimin e Allegri-t mbyllet një kapitull që do të hyjë në historinë e klubit dhe menjëherë do të hapet një i ri.

“Kemi mbyllur pesë vite të mrekullueshme, duke fituar edhe një tjetër titull,” shprehet trajneri në fund të sfidës.


“Sot djemtë luajtën mirë, më pas e pësuam në minutat e fundit me dy golat e tyre.

Tani do të fillojë një erë e re dhe cilido të vijë do të gjejë një skuadër fituese, e cila ka aftësinë të përsërisë sukseset në kampionat dhe do të jetë në gjendje të bëjë mirë edhe në Champions League.”

Burimi