Sport

Alegri: Presidentit i kam thënë se nuk largohem nga Juventusi –

Loading...

Masimiliano Alegri do të qëndrojë te Juventusi. Trajneri bardhezi në konferëncën e sotme për shtyp, ka vendosur pikat mbi “i” dhe ka konfirmuar se nuk ka ndërmend të largohet nga Torino dhe se ka bërë një punë të madhe gjatë këtyre pesë viteve, duke fituar mjaft trofe.

“Po heq xhaketën dhe po ju them që me presidentin do të takohem javën tjetër dhe do të flasim për të ardhmen në 360°. Pas ndeshjes me Ajaksin i kam komunikuar që dua të qëndroj, por tani duhet të shohim. Unë i shpreh mirënjohjen presidentit për punën që kemi bërë. Nuk mundem dhe nuk më pëlqen t’u pëlqej të gjithëve. Futbolli është i bërë nga rezultatet dhe puna e përditshme dhe unë duhet t’i jap llogari presidentit dhe klubit. Kemi bërë një punë të madhe dhe jam shumë i kënaqur për këtë. Juventusin e ri e kam në mendje prej gjashtë muajsh.”

Alegri kërkon të ndërtojë Juventusin e ri, por më parë do të flasë me Anjelin për të gjetur dakortësinë e lëvizjeve që duhen bërë në ekip.

“Unë e kam në mendje Juventusin e ri prej gjashtë muajsh, por nuk mund t’ua them se çfarë është. Në fillim do të flas me presidentin, pastaj nëse do të jemi dakord do të flasim sërish. Duhet të mendojmë edhe për çështjet teknike, por unë i kam pasur gjithmonë gjërat shumë të qarta, gjashtë muaj më parë, jo tani. Kam raport shumë të mirë me të gjithë drejtuesit e klubit, ka respekt reciprok dhe sinqeritet nga të gjithë. Skuadra është e përzier mirë, ka lojtarë të rinj dhe ndërtimi i skuadrës duke miksuar moshat është bërë shumë mirë. Pastaj sigurisht që duhet të flas me Nedved dhe Paratiçin për të vlerësuar se ku ka vend për përmirësim. Forca e Juves në këto vite, përveç të parit është se ka ndryshuar shpesh. Nga viti i parë kanë mbetur vetëm dy lojtarë.”

(Balkanweb)

Marre nga Balkanweb

Loading...