KOSOVA

Akuzat e deputetëve për Telekomin e Kosovës –

Loading...

Në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvendin e Kosovës  në lidhje me Telekomin e Kosovës, ka pasur shumë akuza të deputetëve karshi njëri tjetrit.

Avdullah Hoti ka dhënë disa arsye që sipas tij telekomi është në gjendje jo të favorshme:

“Telekomi i Kosovës po falimenton për shkak të kontratave të dëmshme me kompanitë private, që po e shfrytëzojnë. Po falimenton për shkak të qindra lëndëve në gjykata. Inkasimet po ndodhin nga përmbaruesit privat”.

“Anëtarët e bordit aktual kanë privilegje që nuk i lejon ligji. Ka shumë licenca që kanë skaduar nga telekomi dhe nuk ka mundësi për vazhdimin e tyre. Shumë sisteme brenda telekomit nuk mirëmbahen”.

“Telekomi i Kosovës vazhdon me punësimin e agjentëve të shitjes. Ka shpenzime të pakontrolluara dhe pa kriter të marketingut dhe sponsorimeve”.

“Në disa departamente ka nga tre e më shumë zëvendësdrejtorë. Punonjësit me përvojë dhe kontribuuesit janë degraduar dhe lënë anash dhe në vend të tyre janë punësuar militantë të ndryshëm”.

“Telekomi ka nevojë për një auditim ndërkombëtar por që është kredibil dhe të hetohen kontratat”.

“Telekomi i Kosovës ka rëndësi ekonomike dhe shtetërore dhe të sigurisë dhe të trajtohet me seriozitet. Telekomin nuk mund ta nxjerrin nga kriza ata që e kanë futur ne krizë”.

Ndaj tij dhe deputetëve të tjerë ka reaguar deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili deklaroi:

“Kjo tregon krizën e opozitës sepse këta s’kanë më tema, i kanë humb, s’kano më terren dhe tani duhen me u marr me diçka për me qenë aktualë në publik. Jo se është shpikur kjo temë e telekomit, por tash ky kuvend përveç edhe një seance tjetër të jashtëzakonshme qe është marrë me këtë çështje, e ka edhe një komision hetimor parlamentar që e kemi votuar të gjithë. Është duke punuar, pikërisht për t’i hetuar dhe për të dalë me një raport që do t’i jepte përgjigje krejt këtyre etiketimeve që i mundëson deputetit t’i thotë në foltoren në kuvend kaq lirshëm”.

“Këtë seance e ka thirr VV dhe LDK. VV nuk ka qenë asnjëherë në pushtet dhe nuk besoj që do të jetë ndonjëherë, por LDK-ja që ka qenë në pushtet, sot del me na tregu si duhet të bëhen punët e që s’i ka bë vet”.

“Probleme në Telekomin e Kosovës ka shumë. Nepotizmi është tashmë i verifikuar, i dokumentuar, por më thoni se cili është dallimi i familjareve të deputetëve të LDK-së, e VV-së e të tjerëve? A deputetët e VV-së i kanë pasur familjarët e punësuar me meritë e të tjerët jo? Kjo është puna e komisionit hetimor”.

“Ai komision të hetojë se sa njerëz janë punësuar kur kryeministër ka qenë Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, se kjo gjendje nuk është bërë vetëm para një viti e gjysmë”.

“Ne duhet të pajtohemi që njëri prej aseteve më të rëndësishme është telekomi. Është e dhimbshme në çfarë dite ka ardhur, por përgjegjësia nuk është kaq e thjeshtë. Për këtë arsye i kemi dhënë mbështetje komisionit hetimor, sepse ai do të nxjerrë raport të qartë dhe që do t’i ndajë detyrat, t’i obligojë të gjithë për me e arrit shpëtimin e telekomit, se përmes kësaj shpëtohet edhe Posta e Kosovës”.

“Unë kam dyshime të plota sepse kjo seance është për të bërë zhurmë dhe tema nëpër portale sepse s’keni tema të tjera”, ka deklaruar Krasniqi.

Marre nga KlanKosova

Loading...