Lifestyle

Aktorja e Hollywood-it zbulon origjinën çame, flet për historinë prekëse të familjes

Loading...

Aktorja e njohur e Hollywood-it, Rita Wilson në Ditën e Nënës i dedikoi një shkrim gjyshes së saj të ndjerë. Ajo publikoi një foto në Instagram, ku kishte dalë me të ëmën, për të treguar një histori frymëzuese të sakrificave që kishte bërë.

Rita Wilson ka marrë pjesë në shumë filma me role të ndryshme, ku ndër më të dëgjuarit janë: “Sleepless in Seattle”, “Mama mia”, “My Big Fat Greek Wedding” etj.

Ajo është bashkëshortja e Tom Hanks dhe u nderua edhe me një yll në ‘Walk of Fame’ marsin e kaluar.

Rita zbuloi për herë të parë se gjyshja e saj ka origjinë çame dhe është arratisur nga malet gjatë luftës.  Ajo kujton momentet që kishte kaluar me të, shakatë që bënin apo ushqimin që e shijonte shumë nga dora e saj.

Postimi i aktores në Instagram.

“Nëna ime. Ajo e humbi babain kur ishte 4 vjeçe dhe jetoi në fshatin e saj në kufij mes Greqisë dhe Shqipërisë. Kur gjatë luftës gjërat u bënë serioze, nëna e saj vendosi të arratisej nga fshati mes malit që ndanë dy shtetet. Gjyshja ime u detyrua ta bënte këtë gjë, të ecte mes natës nëpër mal, e rrezikuar nga momenti në moment që të vritej e të humbte çdo gjë. Çfarë kurajoje që kishte?! Njësoj si nëna ime. Ajo ishte e qeshur, e lezetshme na bënte të qeshnim me shakatë e saj. Kurrë s`mësoi të ngiste biçikletën apo të notonte, gatuante për ne, na lante rrobat, na donte neve. Thurte çdo gjë me dorë. Edhe një fetë buke me gjalpë, një vezë e skuqur apo një sanduiç shijonte më shumë nga duart e saj. Më mungon shumë”, -shkruan Rita në dedikimin për gjyshen.

L.K/Dosja.al

 

The post Aktorja e Hollywood-it zbulon origjinën çame, flet për historinë prekëse të familjes appeared first on .

Marre nga

Loading...