Aktualitet Lajme

Aksioni i policisë, dy të arrestuar në Sarandë dhe Vlorë

Loading...

Policia ka bërë të mundur kapjen e dy të dënuarve me 12 dhe 3 vite burg në Sarandë dhe Vlorë.

Policia ka bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim, H.Xh., 41 vjeç, banues në fshatin Bregas, Finiq.

Ndërsa shërbimet e Policisë së Selenicës kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim, A.M., 29 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, Selenicë.

Sarandë – Vlorë

Në vijim të punës hetimore për kapjen e personave në kërkim, Policia ka bërë të mundur kapjen e dy prej tyre të dënuar me 12 dhe 3 vite burg.

Sarandë, Policia ka bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim, H.Xh., 41 vjeç, banues në fshatin Bregas, Finiq.

Shërbimet e Policisë në vijim të punës hetimore dhe kontrolleve të territorit kanë bërë kapjen dhe ndalimin e tij pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Gjykata e Sarandës ka vendosur paraprakisht masën e sigurisë “Arrest me burg” për arsye të njehsimit të vendimit të Gjykatës Greke e cila në vitin 2015 ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Vlorë, Shërbimet e Policisë së Selenicës kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim, A.M., 29 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, Selenicë.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë për arsye se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me anë të dy vendimeve në 2014 dhe 2016 e ka dënuar këtë shtetas me 3 vite e 2 muaj burgim për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe atyre sportive”.


Top Channel

Marre nga Top Channel

Loading...
SuperDyqani