Aktualitet

Aksident në Elbasan, trafik-ndarsja çan mes për mes makinën, shpëtojnë mrekullisht udhëtarët

Loading...

Elbasan-  Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Labionot -Fushë, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Dosja.al mëson se një automjet tip Opel me targë greke NIB 9561 është përplasur me një furgon dhe që të dy kanë devijuar nga rruga.
Për fat nga ky aksident nuk ka pasur të lënduar me përjashtim të tronditjeve të drejtuesve të automjeteve dhe disa qytetarëve.

Por siç shihet nga foto-ja, ndarësja anësore e rrugës ka hyrë brenda mjetit tip Opel dhe nëse aty do të kishte qenë ulur njeri, atëherë mund të ishte me pasoja tragjike. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia.

J.V/Dosja.al

The post Aksident në Elbasan, trafik-ndarsja çan mes për mes makinën, shpëtojnë mrekullisht udhëtarët appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani