Aksident në Ballsh, mjeti përplas për vdekje këmbësorin (Emri)

BALLSH- Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Mallakstër, ku një mjet tip “Benz”, ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Pavarësisht se është nisur me urgjencë për në spital, Isa Malaj, 48 vjeç, banues në Ballsh, nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve të marra dhe për pasojë ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbradhjen e shkaqeve të  aksidentit në fjalë.

(a.m/dosja.al)

The post Aksident në Ballsh, mjeti përplas për vdekje këmbësorin (Emri) appeared first on .

Marre nga