Lajme

Aksident në aksin Lezhë-Tiranë, dy persona mbeten të plagosur

Loading...

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Lezhë-Tiranë, në afërsi të Milotit. Sipas informacioneve të komunikura nga Policia, janë përplasur dy automjete, drejtuesit e të cilëve janë identifikuar përmes inicialeve si N.K., 59 vjeç dhe C.V., 55 vjeç.

Loading...

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur njëri prej drejtuesve, C.V. dhe një pasagjer, G.L., të cilët janë dërguar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vazhdon të qendrojë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Marre nga Next TV

Loading...
SuperDyqani