Aktualitet

Aksident i rëndë në Divjakë makina del nga rruga, humb jetën shoferi, plagoset i biri

Loading...

Lushnje- Një aksident i rëndë ka ndodhur në  “Tre Urat”  Çermë Sektor në orën 05:30 të mëngjesit të sotëm, pasi një makinë ka dalë nga rruga dhe ka humbur jetën shoferi 57-vjeçar. Mësohet se ka humbur jetën drejtuesi me iniciale A.M dhe është plagosur i biri i tij me iniciale Rr.M.

Viktima po drejtonte mjetin  tip “Ford” i cili ka dalë nga rruga duke e lënë atë të vdekur në vend.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje ndërkohë që policia njofton se grupi hetimor i cili ka shkuar në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të saj.

J.V/Dosja.al

The post Aksident i rëndë në Divjakë makina del nga rruga, humb jetën shoferi, plagoset i biri appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani