Aktualitet Lajme

“Ai rrezikon shoqërinë”, zbardhet plani i 21 vjeçarit shqiptar për të su.lmuar vendin

Loading...

Fabjan Alameti, një shqiptar me nënshtetësi amerikane, është lënë në burg nga një gjykatë në Missouloa në SHBA pasi ai mendohet se paraqet rrezikshmëri të lartë.

Mediat amerikane raportojnë se shqiptari ka gënjyer autoritetet, duke mos u treguar planin e tij për t’u bashkuar me I.S.I.S dhe për të kryer su.l.me terro.riste në Amerikë.

Sipas avokatit të tij mbrojtës, John Rhodes, Alameti asnjëherë nuk ka lënduar një person dhe nuk ka një të shkuar kri.minale.

Pas një viti mbikqyrje nga policia, kur Alameti kishte filluar të pëlqente disa video të shtetit islamik në Facebook, shqiptari u arrestua në 3 prill në Bozeman.

Hetimet zbuluan se 21 vjeçari i kishte thënë një personi se kishte ndërmend të bashkohej me IS.IS në Siri, ndërsa në një bisedë në Messenger, ai shkroi se do të kryente një s.ulm terro.rist në Amerikë. Mbi të rëndojnë gjithashtu edhe akuzat e ar.mëmbajtjes pa leje dhe lëndëve na.rkotike.

Burimi: Mtstandard

The post “Ai rrezikon shoqërinë”, zbardhet plani i 21 vjeçarit shqiptar për të su.lmuar vendin appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...
SuperDyqani