Sport

Aguero ‘godet’ Messin për “Topin e Artë”, ja çfarë thotë për të

Loading...

Sergio Aguero mendon se “Topi i Artë” këtë sezon nuk duhet të shkojë për Lionel Messin, ose ndonjë tjetër, sipas tij ky çmim duhet t’i jepet një lojtari që do të luajë në finalen e Champions League.

“Mendoj se ‘Topi i Artë’ duhet të jetë në finalen e Champions League”, një fjali i shkurtër e sulmuesit të Manchester City, që ka ndezur polemika sidomos në Argjentinë, sepse Aguero ka dalë kundër bashkëkombësit të tij, Lionel Messit, që këtë sezon ka fituar La Liga-n, është në finale të Copa Del Rey dhe me të gjithë gjasat do të jetë golashënuesi më i mirë në 5 ligat më të forta.

Loading...

Për kampionin e Premier League një pjesëmarrës në finalen e Champions League duhet të jetë pasuesi i Luka Modric.

Sipas këtij mendimi duhet të jetë një lojtar i Liverpool ose i Tottenham, të përkthyer në emra mund të jenë: Mane, Salah, Van Dijk, Kane ose Erikesen. A e meriton realisht njëri nga këta ta fitojë “Topin e Artë”?! Telesport

Burimi

Loading...
SuperDyqani