Sport

Agjenti i Griezman sot në Barcelonë për të mbyllur marrëveshjen –

Loading...

Antoine Griezmann njoftoi të martën largimin nga Atletico, dhe kushdo që dëshiron ta blejë do të duhet të  paguajë klauzolën e tij  (120 milionë euro). Lojtari francez nuk zbuloi në atë kohë destinacionin e tij të ardhshëm. Për këtë arsye ai ka qenë i lidhur me disa ekipe. Megjithatë, gjithçka duket se tregon se do të përfundojë në Barcelonë. Dhe aq më tepër, pasi e përditshmja RTL ka zbuluar se avokati i Griezmann, Sevan Karian, do të udhëtojë sot në Barcelonë dhe të qëndrojnë tri ditë për t’u takuar me drejtuesit e klubit katalanas.

Ky informacion është shpërndarë në 10 maj nga ‘Le Parisien’sipas së cilës kalimi i Griezmann në Barcelonë do të mbyllej së shpejti. Një tjetër media franceze, L’Equipe i dha më shumë të dhëna në lidhje me nënshkrimin e mundshëm të sulmuesit të klubit katalanas për të raportuar se lojtari për të mbërritur në Camp Nou ka rënë dakord për të ulur pagën e tij, nga 23 milion euro netoqë ishte të Atletico  në 17 milionë.

Loading...

PSG është një tjetër klub që ka qenë i lidhur me Griezmann, por trajneri i tij, Thomas Tuchel, ka mbyllur dyert e ekipit të tij, duke thënë se nuk është lojtari i cili mund të  forcojë ekipin. Kështu që deklarata nga Tuchel është një tjetër tregues se Griezmann do të përfundojë nënshkrimin për Barcelonën.

(n.b/BalkanWeb)

Marre nga Balkanweb

Loading...
SuperDyqani