KOSOVA Lajme

Agim Bahtiri paralajmëron Marko Gjuriqin: Mos e bë këtë veprim, se arrestohesh

Loading...

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, është deklaruar rreth vizitës së zyrtarit të Qeverisë serbe në Kosovë.

Ai ka kërkuar nga Gjuriq që të respektojë lejen që i është dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës.

Bahtiri ka kërkuar nga qytetarët e komunave në veri të Kosovës, që të mos i dëgjojnë propagandat e qarqeve të caktuara serbe, dhe se ato nuk kanë për qëllim përmirësimin e jetës së tyre dhe integrimin në një shoqëri me vlera evropiane.

Loading...

Në të kundërtën Bahtiri ka thënë se, institucionet e Republikës së Kosovës duhet të zbatojnë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, sepse nuk mund lejohet askush ta nëpërkëmb shtetin e Kosovës.

Arsyeja e vizitës së Marko Gjuriqit në Kosovë është festa e Vidovdanit, e cila festohet më 28 qershor ku shumë qytetarë nga Serbia vijnë në veri dhe Gazimestan.

Marre nga GazetaBlic

Loading...
SuperDyqani