KOSOVA Lajme

AAK-ja kundër Devollëve për çështjen e homologimit

Loading...

Vazhdon të jetë njëra nga temat më të përfolura ditëve të fundit.

Fjala është për homologimin e veturave, çështje kjo e cila ka ngritur zërin e shumicës së qytetarëve, për shkak të çmimeve shumë të larta që paguajnë për homologimin e veturave, shkruan GazetaBlic.

Kësisoj, ka ardhur edhe qëndrimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e cila gjatë orëve të pasditës ka mbajtur një mbledhje, ku ka dalë edhe me qëndrim zyrtar lidhur me këtë:


Më poshtë postimi i plotë:

Qëndrimi i AAK-së për homologimin

AAK është kundër monopolit në homologim;
Është kundër çmimeve që janë të larta;
Është kundër që homologimi të bëhet vetëm në Prishtinë, duhet të bëhet edhe në qendra të tjera;

Është kundër që veturat e reja t’i nënshtrohen këtij procesi.
Por të gjitha këto duhet të bëhen me ligj.

Ligji i sotëm, që është shumë i keq, e që e ka votu legjislatura e kaluar, është shkaktar i kësaj katrahure.

Duhet të ndryshohet Ligji.

/GazetaBlic/

Marre nga GazetaBlic

Loading...
SuperDyqani