Aktualitet Lajme

A i është refuzuar viza amerikane? Vasili për BW: Ja e vërteta –

Loading...

TIRANË

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili deklaron se nuk i është refuzuar viza amerikane pasi nuk ka aplikuar që prej vitit të kaluar.

Në përgjigje të interesimit të “BalkanWeb”, Vasili tha se ka qenë disa herë në SHBA i pajisur me vizë zyrtare A2. Ai tregon se vizita dhe kërkesa e fundit për vizë ka qenë në qershor të 2018 dhe se që prej atëherë nuk ka aplikuar më asnjëherë për vizë në ambasadën e SHBA në Tiranë.

“Ju sqaroj që kam qenë disa herë radhazi në Amerike i pajisur gjithmonë me vizë zyrtare A2 duke filluar nga pjesëmarrja në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Trump në janar 2017 dhe më pas edhe në dy vizita të tjera të njëpasnjëshme.
Vizita e fundit dhe kërkesa e fundit për pajisjen me vizë ka qenë në qershor të vitit 2018 në vizitën e zj.Kryemadhi në Washington ku sërish kam udhëtuar me vizë A 2”, deklaron Vasili për “BW”, duke mundësuar dhe dokumentin.

Pyetjes nëse që prej vitit të kaluar ka bërë kërkesë për vizë, z.Vasili iu përgjigj: “Jo asnjëherë”.

Vasili Viza Shba
Vasili Viza Shba

(m.k/BalkanWeb)

Marre nga Balkanweb

Loading...