Aktualitet Lajme

“A do t’ia falim vetes?”, Bushati kritik ndaj qeverisë: “Të mpirë nga mungesa e shpresës dhe pafytyrësia”

Loading...

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka folur me fjalë të forta nga foltorja e Kuvendit. Ai ka thënë se është jetësore që emigrantët shqiptarë të marrin pjesë në zgjedhje.

Sipas tij, kjo do të vendosi objektivat kombëtare që thotë se sot nuk ekzistojnë. Ndërkaq, Bushati është shprehur kritik për mënyrën si PS po e qeveris vendin dhe trajtimin që po i bën diasporës.

“Sot jemi ekonomikisht shumë më mirë se sa pak kohë më parë, por jemi të mpirë nga mungesa e shpresës. Sot ekziston një krizë vlerash për shkak të aksesit dhe shpërndarjes së të mirave. Jemi të mpirë nga mungesa e shpresës por dhe nga grykësia dhe pafytyrësia dhe paaftësia për të ngritur një sistem vlerash.

Loading...

Kapitalizmi grabitqar nuk na premton një hap gjigant përpara. Nuk duhet të ndihemi patriot vetëm nëpër stadiume. Nuk themi dot vetëm që jemi vendi i Shqiponjave, Skënderbeut dhe Nënë Terezës. Na duhet të përcaktojmë objektivat tonë. Se çfarë toke do të jetë Shqipëria. Objektivat e një kombi janë të domosdoshme dhe diaspora duhet të jetë në objektivat e tyre. Ne duhet ta brand-ojmë këtë vend.

Evropa ka jetuar 550 vite pa Shqipërinë, jeton dhe 550 vite të tjera. Po ne do t’ia falim dot vetes? Fëmijëve tanë? Unë s’dua që fëmijët e mi të mësojnë atë që kemi mësuar ne. Më shqetëson grumbullimi i të ardhurave për një grup njerëzish, më shqetëson që ne eksportojmë burime njerëzore jashtë vendit.

Më shqetësojnë zgjidhjet e lehta, gjithashtu dhe që nuk kemi një partneritet besimi me Diasporën“, tha Bushati nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë.

 

The post “A do t’ia falim vetes?”, Bushati kritik ndaj qeverisë: “Të mpirë nga mungesa e shpresës dhe pafytyrësia” appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...
SuperDyqani