KOSOVA

74 vjeçari vdes pas goditjeve në kokë nga një 25 vjeçare, i kërkoi një vend të lirë në autobus (VIDEO) –

Loading...

9:37, 16 Maj 2019

Një i moshuar 74 vjeçar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka mbetur i vdekur pasi një 25 vjeçare e goditi rëndë atë mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ndodhi në një nga stacionet e autobusëve në Las Vegas, ku sipas dëshmitarëve të këtij rasti,”25 vjeçarja Cadesha Bishop është grindur me moshuarin Serge Fournier pasi që ai ka kërkuar një vend për tu ulur, por vajza nuk e ka pranuar këtë”, njofton .

Pas kalimit të dy stacioneve, mësohet se i moshuari tentoi të zbriste nga autobusi mirëpo fjalosja mes tyre sa shkonte e ngritej në tensione.

”Ai u godit nga mbrapa në kokë dhe u rrezua në kalldrëm”, kanë thënë dëshmitarët duke ndarë dhe pamje të atij momenti.

Pasagjerët thuhet se i dhanë ndihmë të parë 74 vjeçarit, por gjithçka ishte vonë. Serge Fournier, ra në kokë dhe vdiq nga plagët e tij.

25 vjeçarja, Cadesha Bishop raportohet se u arrestua nga policia, njofton .

 

 

Marre nga KlanKosova

Loading...
SuperDyqani