Lifestyle

6 minuta duartrokitje për filmin e Tarantinos në Kanë –

Loading...

I shumë pritur dhe i shumëpërfolur “Once Upon a Time in Hollywood” (Na ishte një herë në Hollivud) u shfaq premierë në festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kanë.

Dy prej ikonave të kinematografisë Brad Pitt dhe Leonardo Di Caprio, të cilët vijnë në rolet kryesore rrëmbyen gjithë vëmendjen gjatë parakalimit në tapetin e kuq.

Filmi i regjisorit Quentin Tarantino, pjesë e së cilit është gjithashtu aktorja Margot Robbie, bëri që gjithë të pranishmit pas shfaqjes së tij të ngriheshin në këmbë dhe të duartrokisnin për 6 minuta pa ndalur. Di Caprio veçoi bashkëpunimin me Pitt.

Loading...

Ishte lehtësi dhe rehati e pabesueshme të punoja së bashku me Brad. Ne i përkasim të njëjtës gjeneratë, në të njëjtën kohë filluam një karrierë. Ishte shumë e thjeshtë të punoja me të. Shpresoj të kemi realizuar një lidhje shumë të ngushtë në film”.

Ditën e mërkurë u publikua edhe traileri i plotë i filmit, i cili pritet të shfaqet në kinema më 26 Korrik të këtij viti.

Tv Klan

Marre nga TvKlan

Loading...
SuperDyqani