Lajme

3900 qytetarë nisen nga Korça për t’iu bashkuar protestës së opozitës në kryeqytet –

Loading...


Rreth 3900 qytetarë të Korçës janë nisur drejt kryeqytetit për t’iu bashkuar protestës së frontit opozitar të paralajmëruar për të filluar në orën 18:30, në sheshin para godinës së Kryeministrisë.

Ndërkohë, me dhjetra autobuzë, mikrobuzë dhe automjete, po vijnë drejt Tiranës edhe nga qyteti i Beratit, i Vlorës, i Lezhës, i Kukësit dhe i Shkodrës.

Sipas të dhënave të bëra të ditura nga përfaqësues të strukturave lokale të PD-së në Korçë, numri i përkrahësve të demokratëve që do të mblidhen në Selinë qendore blu për të marshuar të prirë nga kreu Lulzim Basha drejt institucionit qeveritar, arrin në 1500, ku përfshihen edhe qytetarët e Devollit, të Kolonjës dhe të Pogradecit.

Loading...

Marre nga TPZ.al

Loading...
SuperDyqani