Aktualitet

1500 policë për protestën –

Loading...

Një numër i madh forcash policie pritet të angazhohen në protestën lajmëruar nga opozita pasditen e sotme.

Përreth godinës së kryeministrisë janë rivendosur mbrojtëse metalikr, një pjesë e së cilës u shkëputën gjatë përplasjeve me protestuesit pasditen e së shtunës.

“Perimetri i kryeministrisë është rrethuar me mbrojtje metalike, ndërsa në terren pritet të zbarkojnë 1500 forca policie për mbarëvajtjen e protestës së opozitës. Nga ana tjetër organizatorët po i japin dorën e fundit përgatitjeve”.

Loading...

Më herët ministri Lleshaj zhvilloi një takim me zinxhirin drejtues të policisë.

Në zyrën e ministrit ishte drejtori i Forcave Lëvizëse Operacionale Sokol Bizhga dhe Komandanti i Gardës Gramoz Sako. Nisur nga ngjarjet e protestës së fundit, policia ka hartuar një plan më të detajuar masash për mbrojtjen e institucioneve ndërkohë që në akset hyrëse drejt kryeqytetit do të ushtrohen kontrolle për evidentimin dhe ndalimin e personave me rrezikshmëri.

Tv Klan

 

Marre nga TvKlan

Loading...
SuperDyqani