Sport

110 mln euro për Hazard, belgu bën me zemër tifozët e Realit –

Loading...

Tashmë është thjeshtë çështje kohë, Eden Hazard do të vesh fanellën e Real Madrid sezonin e ardhshëm. Mediat britanike e bëjnë fakt të kryer këtë transferim, madje zbardhin edhe detaje nga kjo negociatë e cila ka nisur prej kohësh: 110 milion euro do të investoj Reali për të veshur më të bardha fantazistin belg.

Hazard
Hazard

Vetë Hazard nuk preferon të bëjë publik të ardhmen e tij dhe pse pas ndeshjes së fundit në Premier League u shpreh se ai personalisht e ka marrë një vendim: “Un e kam marrë vendimin tim prej javësh por jo çdo gjë varet nga un. Do ta zbuloj ekipin e ri pas finales në Europa League? Mendoj se po, kemi ende një finale për të luajtur, më pas të shohim”, u shpreh Hazard.

Loading...
Hazard Sarri
Hazard Sarri

Pavarësisht se të gjithë burimet e dërgojnë në Madrid, tifozët por mbi të gjitha trajneri Sarri shpresojnë ende se Hazard mund të qëndroj në Londër: “Për tifozët Hazard është shumë i rëndësishëm, ka luajtur për 7 sezone me fanellën e Chelsea. Në çdo ndeshje ka bërë më të mirën e tij, tani është momente të respektojmë vendim e tij. Personalisht shpresoj të qëndroj me ne”, u shpreh Sarri.
(BalkanWeb)

Marre nga Balkanweb

Loading...
SuperDyqani