Sport

​Valverde: Liverpool e ka lodhur Messin

Loading...

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka pranuar se humbja e Barcelonës, ndaj Liverpoolit e ka lodhur Lionel Messin.

“Për ne, një fitore pas disfatës së dhimshme në “Anfield” ishte e domosdoshme, për të hequr fantazmat në kokat tona, – u tha Valverde gazetarëve, pas fitores me Getafe. – Gjithkush do të kthehet mbrapa, në atë moment, që na i prishi planet e sezonit, edhe pse do të jetë e vështirë për t’i dhënë një shpjegim. Sidoqoftë, tani duhet të kemi në mendje vetëm finalen e Kupës së Mbretit.

“Messi është duke bërë përpjekje për ta kapërcyer shijen e keqe, që i la humbja me Liverpool dhe eliminimi nga Liga e Kampionëve. Të gjithë kishim shpresa të mëdha se do të shkonim në finale, ndaj jemi mjaft të mërzitur, por duhet të shohim përpara. E kemi edhe një trofe në lojë, të cilin duam ta fitojmë”, përfundoi Valverde.


Ndërkohë që Barcelonës i ka mbetur edhe një finale për të luajtur ndaj Valencisë, ndërsa në La Liga ka javë që ka siguruar titullin e kampionit

Burimi

Loading...