Sport

​Statistikat e Mirel Josës me skuadrën e Prishtinës

Loading...

Kryetrajneri i Prishtinës, Mirel Josa në ndeshjen me Llapin ka pasur paraqitjen e 73-të zyrtare me Prishtinën, nga ku ka regjistruar 45 fitore, 19 barazime dhe nëntë humbje.

Ndeshja me Llapin ishte saktësisht ndeshja e 59-të kampionale (37 fitore – 15 barazime dhe 7 humbje), shkruan FC Prishtina.

Josa me të gjitha skuadrat e Kosovës ka bilanc pozitiv, përveç me Dritën me të cilën nga 6 ndeshje ka 1-3-2 (për Superkupë një humbje më shumë), por duke e pasur goldallimin baras 4:4.


Trajneri nga Shqipëria humbjen e parë e kishte përjetuar me Llapin e Batatinës 3:0 – njëherësh humbja e tij më e rëndë me Prishtinën, por nga ajo humbje e deri dje, ka regjistruar fitoren e 4-të rresht kundrejt Batatines (me Llapin, Josa ka bilanc 5-0-2, 10:9).

Loading...

Josa ka gjasa reale që të rikthej titullin e Prishtinës pas pesë edicionesh dhe kundër dy kundërshtarëve të fundit ka bilanc pozitiv, me Trepçën ’89 nga 6 ndeshje ka 4-1-1, 6:0 dhe kundër Feronikelit nga 5 ndeshje 1-4-0, 2:1 (katër prej ndeshjeve i ka zhvilluar në Drenas duke e fituar 1 dhe barazuar 3 herë).

Ndryshe, ndeshjen e radhës, Prishtina e zhvillon në shtëpi ndaj Trepçës’89 në mesjavë.

Burimi

Loading...
SuperDyqani