Zbulohet Superdomatja Kundër Plakjes
Filed in: SHENDETI
Ëndrra e çdo gruaje për të mos u plakur mund të realizohet falë zbulimit të superdomates, e cila përbëhet nga antioksidantë efikasë për të luftuar plakjen.Tashmë thonë ekspertët italianë të hash një pjatë të thjeshtë makaronash me lëngun e superdomates është njëlloj si të shkosh në një qendër bukurie.Sipas ekspertëve superdomatja përmban një substancë të trefishtë likopeni, i njohur si antioksidant i fuqishëm kunër plakjes.Superdomatja kundër plakjes quhet “Pomi L+”, dhe do të hidhet në treg nga sipërmarrja Coldiretti.Drejtuesit e kompanisë shpjegojnë se superdomatja është një ilaç i ëmbël natyror për organizmin e njeriut, që ka dalë në jetë si pjesë e traditës italiane.“Pomi’L+” është e bukur në pamje, por mbi të gjitha tejet e shijshme.Superdomatja është prodhim italian dhe jo OMGJ thonë prodhuesit e saj.Kjo substancë parandalon edhe sëmundjet kardio-vaskulare dhe tumoret në prostatë.Sipas ekspertëve superdomatja është tri herë më e fortë në rolin e saj parandalues të sëmundjeve krahasuar me llojin e domates së freskët që shitet për konsum, dhe më kuruese se 58% e domateve të kultivuara.Superdomatja e krijuar pas shumë vitesh kërkimi në këtë varietet është kultivuar tashmë në mëse 30 ferma bujqësore të sistemit Cio, për t’u transformuar mandej në fabrikën e Casalasco të domates në zonën e Kremonës.