Zbulohet emisioni i ri: Ja ku do ta shihni së shpejti Roza Latin

37

Që prej mbylljes së televizionit ‘Agon Channel’, moderatorja Roza Lati i ka munguar disi televizionit shqiptar dhe kësaj mungese duket se do t’i vijë fundi shumë shpejt.

Një gjë të tillë Lati e ka paralajmëruar p-rej disa javësh dhe vetëm tani, ka vendosur të zbulojë se ku do ta shohë publiku përgjatë këtij sezoni televiziv. Në një postim të ri në Instagram, Roza ka treguar se emisioni i saj më i ri do të quhet ‘Why Not’ dhe do të transmetohet në televizionin ‘Ora News’.

Ajo nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër lidhur me këtë çështje duke mbajtur të fshehtë edhe datën e fillimit të transmetimit, të emisionit që me shumë gjasa do të jetë për të rinjtë./xing.al