Zbulohet Atlantida?!

26

Pamjet e një qyteti të lashtë në mes të Oqeanit Paqësor, ka ngritur së fundmi teoritë të shumta se ky mund të jetë pikërisht edhe qytetërimi i humbur, Atlantida.

 

Avancimet teknologjike kanë bërë që arkeologët të mund të eksplorojnë rrënojat e qytetit të Nan Madol dhe mrekullitë e tij strukturore.

Episodi më i fundit i “Science Channel’s What on Earth?” zbulon imazhe të reja ajrore të vendit, i cili u ndërtua në majë të një lagune.

Ndërsa qyteti është i ndarë nga kanalet baticore dhe mbrohet nga oqeani, Nan Madol shpesh konsiderohet “Venecia e Paqësorit”./topchanel