9:39 pm - Saturday June 2, 2012

Politikania italiane, gjysme e zhveshur ne Facebook (Foto)

43-vjeçarja Oriana Galasso ka publikuar në profilin e saj, duke ngjallur polemika e vlerësime.Deri dje ishte e njohur si koordinatore e Partise Demokratike italiane në Cornate d’Adda, qytezë mes Monzës dhe Bergamos. Tani, megjithatë, fama e saj ka marrë dhenë. Shkak s’janë betejat e saj politike, por disa fotografi seksi, që 43-vjeçarja Oriana Galasso ka publikuar në profilin e Facebook. E përveç përgëzimeve ka ngjallur edhe jo pak polemika.Koordinatorja e PD, ka publikuar fotot e saj në rrjetin shoqëror, pa asnjë mbrojtje, duke i lënë shikim të lirë kujtdo. Natyrisht, mbi të gjitha ajo ka marrë shumë përgëzime nga njerëz, që kanë vlerësuar imazhet seksi. Mirëpo jo të gjithë e kanë vlerësuar daljen thuajse zhveshur të një eksponenteje të politikës italiane.Këto komente negative duhet të kenë mbërritur në veshin e saj, që menjëherë i hoqi ato nga Facebooku, duke i shpjeguar miqve të saj se kishte shkrepur ato foto për një lojë bashkë me një mikeshën e saj, por pa asnjë synim vulgar. Për më tepër, ajo shpreson që tani, ajo që ndodhi të mos kompromentojë impenjimin e saj politik./Ikub.al

Filed in: SHOW BIZ

No comments yet.

Leave a Reply