7:30 am - Wednesday November 13, 2013

Berluskoni preferonte striptistet e veshura si murgesha

Një dëshmitare në gjyqin ndaj Silvio Berluskonit ka treguar se si përpara ish- kryeministrit bënin striptizëm femra të veshura si murgesha.Modelja Imane Fadil tha se asaj i ishin dhënë 2 mijë euro nga Berluskoni herën e parë që mori pjesë në festat bunga- bunga.Sipas BBC, ajo ishte një nga disa dëshmitare femra që mbërritën në gjykatë për të dëshmuar të hënën.Berluskoni është nën akuzë për seks me një minorene.E njohur me emrin Ruby, ajo dyshohet se ishte 17 vjeç kur bëri seks me Berluskonin.Fadil tha përpara gjykatës se ajo mori pjesë në disa festa në vilën e Berluskonit. Ajo tha se femrat që bënin seks, paguheshin më shumë. Corriere della Sera shkruan se Berluskoni u ka paguar 127 mijë euro tre dëshmitareve femra, por avokati i tij thotë se pagesat nuk ishin për të ndikuar tek dëshmitaret, por reflektonin bujarinë e ish- kryeministrit.Një nga striptistet ‘murgesha’ ishte Nicole Minetti, tani këshilltare rajonale për partinë e Berluskonit.

Filed in: KURIOZITETE, SHOW BIZ

No comments yet.

Leave a Reply