VIDEO-INTERVISTA/ Flasin “punëtoret e seksit” në Shqipëri: Ja përse prostituojmë…

VIDEO-INTERVISTA/ Flasin “punëtoret e seksit” në Shqipëri: Ja përse prostituojmë…

240
0
Shperndaje

screenshot_7-1Në kohën kur po debatohet nëse duhet legalizuar ose jo prostitucioni në Shqipëri, janë gratë të cilët ushtrojnë profesionin më të vjetër në botë, të cilat rrëfejnë arsyet që i kanë shtyrë të shesin trupin e tyre.

Xhoana, e cila njihet në Vlorë me nofkën “Miza”, tregon se u detyrua të hynte në rrugën e prostitucionit, në moshë fare të vogël, pasi ishte e vetmja mënyrë për të siguruar bukën e gojës, për vete dhe djalin e saj të mitur.

“Familja ime që në moshën 10 vjeçe më ka nxjerr në rrugë. Kam filluar të lyp në Portin e Vlorës dhe gjysma e jetës time ka kaluar rrugëve. Rashë shtatzënë, linda, e më pas e çova fëmijën tim në shtëpinë e fëmijës. Fillova ushtrimin e prostitucionit pasi nuk kisha mundësi tjetër si të jetoja. E ushtrova për tri vite”, tha ajo.

Ndonëse ndodhet prej tetë muajsh, në paraburgimin 325 në “Ali Demi”, Xhoana shprehet se sapo të dalë në liri, sërish do të ushtrojë prostitucion. “Nëse nuk pranon familja, do marr fëmijën tim dhe do marr një shtëpi me qira dhe do prostituoj prapë. Kam një fëmijë për të ushqyer. Nuk kam frikë se do më arrestojnë. Do e bëj pasi s’kam punë tjetër ku të iki”, pohoi më tej Xhoana.

Ndërkohë Laureta, nënë e katër fëmijëve, e cila ndodhet në paraburgim e dyshuar për shfrytëzim prostitucioni edhe pse kundërshton akuzën, është e mendimit se prostitucioni duhet të ligjërohet. Sipas saj, shumë gra detyrohen t’i hyjnë rrugës së prostituimit, për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

“Të bëhet një orë e më parë. Dhe gratë e dinë se merret me atë punë dhe të jetë e legalizuar. Gratë nuk kanë pse vinë në burg, kam lënë fëmijët rrugëve. Ke shumë gra brenda që kanë lënë fëmijët jashtë nëpër brefotrofë”, tha Laureta.

Ditët e fundit u kthye sërish në vëmendje të publikut, debati për legalizimin e prostitucionit, çka solli përplasje në radhët e intelektualëve./Marrë nga News24/