VIDEO/ Google prezanton aplikacionin Allo

VIDEO/ Google prezanton aplikacionin Allo

126
0
Shperndaje

allo-google-ed-780x439

Aplikacioni më i përfolur nga Google, Allo, tani është në Play Store. Allo është prezantuar në Google I/O dhe premtimi ka qenë që aplikacioni do të jetë i gatshëm deri në fund të verës.

Google me sa duket po e respekton këtë afat. Allo vjen pas Duo, aplikacionit të thjeshtë për chat të cilën Google e ka lëshuar para disa javësh.

Sikurse Duo edhe Allo lidhet me numër të telefonit. Domethënë nuk duhet të krijoni një llogari.

Allo është i mbushur me karakteristika të mira sikurse ngjitësat si dhe aftësinë për të shkruar në ekran, por gjëja me të vërtetë e mirë është tipari Assistant.

Mendoni për Assistant si për një version të zgjuar dhe më llafazan se Google Now.

Ju do të mund të kërkoni nga Assistant duke shtypur “@google” dhe nga atje ju mund të jepni pyetje të tilla si “si është moti sot” ose “gjeni tacot më të mira afër meje.”

 Në teori, ju duhet të merrni përgjigje të shpejta, të sakta, ngjashëm sikurse prej një asistenti personal të jetës reale.