VIDEO/ Banorët i ankohen për rrugët, Rama humorist: Pse ti fëmijët njëherësh i ke bërë?!

25
REKLAMA

Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e sotme në zonën e Kutallisë në Berat.

“Në zonën e Kutallisë, një pikë strategjike për eksportet bujqësore ku njerëz punëtorë i janë përkushtuar prodhimit të tokës dhe këtë herë, falë investimeve mbrojtëse të lumit dhe punës së jashtëzakonshme në pastrimin e sistemimin e kanaleve kulluese, nuk kanë dëme në fushat e tyre prodhuese”, shkruhet në statusin në Facebook të kreut të qeverisë, ku shpërndahet edhe lidhja direkete e vizitës së Ramës në Kutalli.

Disa i janë ankuar Ramës për mungesën e rrugëve në zonë. Ndërsa kreu i qeverisë iu ka kërkuar kohë, madje nuk ka kursyer as humorin.

Image

Rama: I fortë je?

REKLAMA

Banori: Opo i fortë o i fortë po ja e kemi keq me domaten…

Rama: Pse?

Banori: Po ca pse, rrugë s’kemi, shiko si është, rruga është pa shtruar.

Rama: Po ndërkohë i jemi afruar rrugës.

Banor tjetër: Çe pyet!

Rama: Si çe pyet!

….

Rama: Kemi bërë rrugët kryesore, tani do vijmë dhe këtu.

Banori 2: Shpresojmë!

Rama: Se ti nuk je i martuar më duket?

Banori 2: Me dy fëmijë.

Rama: Epo nuk i ke bërë menjëherë…

Image

Mes të pranishme krijohet ilaritet.

Rama më tej u premton rrugën banorëve: Do ta bëjmë se këtu ka prodhim shumë të madh./ SYRI.net

REKLAMA