‘Tragjedi’ dhe lot ne San Siro: Për herë të parë Italia nuk shkon në Botëror

29

Dje është luajtur në stadiumin San Siro në Milano ndeshja Itali-Suedi, ndeshja e kthimit për play off-in kualifikues për Botërorin 2018.

Italia ka humbur për herë të parë pas 59 viteve, kualifikimin për në Botërorin 2018. Ndeshja mes Italisë dhe Suedisë u mbyll 0-0.

Nga fillimi i lojës e deri në fund, italianët e dominuan ndeshjen, por nuk arritën të thyejnë mbrojtjen e të Suedisë.

Në ndeshjen e zhvilluar përpara pak ditëve në Solna, Italia humbi 1-0 dhe tani do i duhet që ndeshjen për herë të parë skuadra e Ventura-s ta shohë nga shtëpia.

Kjo humbje i ka bërë lojtarët dhe tifozët të shpërthejnë në lot. Përpara ndeshjes moskualifikimi i Italisë në Botërorin 2018 u cilësua si “apokalips”./xing.al