Trafik droge me vibratorë, shqiptari del para gjykatës

Trafik droge me vibratorë, shqiptari del para gjykatës

117
0
Shperndaje

vibratori-3Shqiptari Boro Ribaj dhe italiani Davide Mannara do të dëshmojnë në dhjetor në gjykatën e Busto Arsizio në Itali për një rast të trafikimit të drogës, që daton në gusht të vitit 2015.

Gjatë mëngjesit të sotëm, në gjykatë u dëgjuan dëshmitë e para, një prej të cilëve një efektiv policie, i cili ka zbuluar pakon me 557 gram kokainë në aeroportin e Malpensa-s në Milano.

Pas tij, u dëgjuan edhe inspektori i policisë së Savonas, Claudio Saettone dhe një punonjës i barit Vatra”, në rrugën “Montenotte” në Savona, ku është transportuar porosia nga një korrier.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, italiani Mannara drejtonte një trafik kokaine të linjës Spanjë-Itali, me ndihmën e Ribajt, të dy të arrestuar.

Një pako me thuajse gjysmë kg kokainë, e dërguar nga Valencia në Spanjë fluturoi nga Valecia në Milano dhe pas zbarkimit në aeroportin e Malpensa-s, destinacioni i radhës ishte bar “Vatra” në Savona.

Kokaina ishte fshehur në një pako me “lojëra erotike”, raportojnë mediat lokale.

Ishte italiani ai që përmes celularit (që përgjohej nga policia) kontrollonte mbarëvajtjen e porosisë. /Syri.net