Surprizon ministrja shqiptare, dhuron rrogën e saj për familjet e përmbytura

20
REKLAMA

Nga përmbytjet e shumta që pushtuan vendin tonë pati shumë dëme materiale.  Në disa qytete u dëmtuan dhe shkollat e mësimi u pezullua.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla organizoi dje një takim me drejtorët e shkollave për të diskutuar riparimin e dëmeve. Ajo u bëri thirrje të gjithëve që të kontribuonin sadopak në ndihmë të shkollave të dëmtuara, por edhe familjeve të përmbytura. Nikolla deklaroi se ajo vet, do t’ju vijë në ndihmë duke dhuruar pagën e saj mujore.

“Janë disa gjimnaze të Tiranës që kanë mbledhur ndihma ushqimore dhe të tjera ndihma. Do të jetë një ndihmë që do të bëhet në mënyrë të koordinuar nga ne për të shkuar aty ku ka më shumë nevojë. Ky do të jetë një proces që vijon. Ministria e Arsimit ka ngritur një grup punë për të koordinaur ndihmën që do vijë nga cdo shkollë dhe cdo mësues. Ju do ta shpërndani këtë takim të sotmin edhe tek kolegët, tek cdo mësues në mënyrë vullnetare në vlerën që e ka të mundur për të kontribuar, ja ku kanë dy llogaritë bankare. Jemi një trupë e madhe njerëzish, jemi mësuesit e Shqipërisë. Unë do të dedikoj rrogën time mujore për të shkuar në ndihmë familjeve dhe të komuniteveve në nevojë.”- tha Nikolla

REKLAMA

REKLAMA