1:59 am - Wednesday June 19, 2013

Supermakina me telekomandë, arrin 100 km/orë për 2.3 sekonda

Makina më e shpejtë në botë me telekomandë ka dalë në shitje për një shumë prej 700 paund dhe bashkë me të ka një njoftim serioz për kushtet e sigurisë. “Traxxas XO-1” arrin nga 0-100 km/orë në vetëm 2.3 sekonda ndërsa shkon në 160 km/orë për më pak se pesë sekonda. Traxxas paralajmëron gjithsesi konsumatorët që të drejtojnë makinën në mënyrë të kujdesshme me pultin e telekomandës pasi me shpejtësinë që ka ajo mund të krijojë pasoja katastrofike deri edhe në plagosje apo në vdekje. Makina është vetëm 67 centimetra e gjatë dhe funksionon me bateri litiumi me fuqi 1,650 kv.

Filed in: AUTO NEWS, TEKNOLOGJI

One Response to “Supermakina me telekomandë, arrin 100 km/orë për 2.3 sekonda”

  1. eltoni
    December 21, 2011 at 00:03 #

    shikojeni

Leave a Reply