7:26 pm - Sunday May 19, 2013

Superjahti me pishinë, garazh, 11 apartamente dhe hipodrom

Ky jaht ka garazh për makina, pishinë, mobilje të klasit të lartë dhe pajisje të ndryshme luksoze.
Jahti luksoz “Soverein”, është projekti më i ri i kompanisë, ” Grei Design”. Jahti është i gjatë100 metra, dhe eshtë planifkiar të arrijë shpejtësinë e lundrimit prej 55 km/h. Konsiderohet si jahti me performansa më të larta të kësaj kategorie, kurse nga fabrika pritet të dalë brenda disa javësh.
Mjeti është planifikuar të përdorë burime alternative të energjisë, kështu që është i pajisur me panele për absorbimin e energjisë diellore dhe turbina që do të prodhojnë energji elektrike duke përdorur potencialin e erës.
Përveç apartamentit luksoz për pronarin, ky mjet lundrues ka edhe 10 apartamente për mysafirë të pajisura sipas standardeve më të larta. Në platformën e pasme ka pishinë që sipas nevojës shndërrohet në heliodrom, ndërsa nëse mysafirët janë dashamirë të kënaqësive të ndryshme në ujë, në dispozicion kanë disa skuterë dhe pajisje të ndryshme për aventura të paharrueshme në ujë.
Çmimi i jahtit është 134 milionë dollarë!

Filed in: AUTO NEWS, TEKNOLOGJI

No comments yet.

Leave a Reply