Stafi i kandidates demokrate: Hillary Clinton po shërohet, është e aftë të...

Stafi i kandidates demokrate: Hillary Clinton po shërohet, është e aftë të bëhet Presidente e SHBA

86
0
Shperndaje

57d9c1c1c461880c718b461f

Pas lajmeve të përhapura në internet rreth dyshimeve se Hillary Clinton mund mos të jetë e aftë të përballojë postin e Presidentes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të sëmundjes së saj, ka reaguar mjeku personal dhe stafi i kandidates demokrate.

Mjeku i 68-vjeçares thotë se Clinton ka një pneumoni të lehtë dhe pas trajtimit me antibiotik, po shërohet dhe gjendja e saj po stabilizohet.

Mjeku tha gjithashtu se kandidatja demokrate është plotësisht e aftë dhe në gjendje të mirë shëndetësore për të shërbyer si Presidente e SHBA-së në rast se zgjidhet.

Stafi i Clinton thotë se kandidatja demokrate do të rikthehet në krye të fushatës ditën e enjte./SYRI.net/