1:30 pm - Thursday June 20, 2013

Sinani fillon të shoqërohet me femra pas problemeve me Seldin

Ata u shfaqën si një çift i pathyeshëm në karrierë, ndërkohë që përflitej edhe për marrëdhënie të tjera dhe punët e financave shkonin si mos më mirë. Kuptohet që në këtë rast fatlumi mund të konsiderohej Seldi, i cili u katapultua në tregun muzikor falë reputacionit që kishte siguruar prej vitesh Sinani. Pas fejesës së Seldit me një vajzë me banim në Suedi, u tha se marrëdhënia me Sinanin u prish, ndërkohë që asnjëri nuk pranon të flasë, por Sinani ka gjetur një tjetër mënyrë për të reaguar. Gjatë netëve të festivalit në RTSH, ai është shfaqur në krah të njërës prej këngëtareve më të bukura, Beatriks Ramozaj, ku nuk i ka kursyer asaj as gjestet e përkujdesjes dhe të xhentilesës në publik. Në fakt për të qenë të sinqertë, këta djem duken shumë më bukur në shoqërinë e femrave, sesa të njëri-tjetrit.

Filed in: SHOW BIZ

No comments yet.

Leave a Reply