Si të dekorojmë tavolinën e Krishtlindjes, 6 mënyrat më të bukura

16
REKLAMA

Tavolina juaj e festave përgatitet për t’u shtruar dhe padyshim nuk doni që të kalojë pa u vënë re. Dy janë rregullat për të krijuar një mise en place mbresëlënëse: një paletë ngjyrash eklektike në elementët e dekorit dhe detajet.

Mund të zgjidhni të tregoni për traditën me një çelës kontemporan, ose të dilni nga kornizat me një prekje dramatike, ose stilin nordik që do ju çojë gjithmonë e më në veri. Sido që të jetë stili që do të zgjidhni, bëjeni bashkë me ne.

Tradita në evolucion

REKLAMA

Ngjyrat e traditës i lirojnë vendin të kuqes, të gjelbërtës , të bardhës dhe blusë, sikur të ishin ngjyrat e vetme të lejuara në këtë periudhë të vitit. Mund të zgjidhni t’i qëndroni besnik traditës, por më një twist bashkohor. Keni menduar ndonjëherë për një mbulesë tartan ? Imagjinoni gjithë ngjyrat që mund të shkojnë me këtë paletë dhe harroni limitet.

E bardhë, e zezë por mbi të gjitha flori

Nuk është Krishtëlindje nëse nuk ka ndonjë detaj ngjyrë ari, kështu që bëni vend për prekjen glamour. Mund të vendosni disa vazo të vogla qelqi me këtë ngjyrë, ose qirinj, por elementi ngjyrë floriri që është must janë padyshim pjatancat.

Shije fshati por elegante

Keni dëshirë për një Krishtëlindje në fshat por në të njëjtën kohë të rafinuar? Atmosfera bëhet e nxehtë nëpërmjet detajeve intime që pasurojnë çdo vend në tavolinë. Dekori është delikat dhe ka ngjyrë të bardhë me ndonjë prekje ngjyrë të gjelbër në mënyrë shumë diskrete.

Pak drama nuk ka bezdisur njeri

Kush ka thënë që për Krishtëlindje nuk mund të dalim nga skemat ? Në fund të fundit pak dramë mund të nxisë atmosferën. Kështu që thuaj po të zezës bashkë me ngjyrën e arit, buqetë me ngjyrë rozë, e kuqe dhe e bardhë, në një tavoline pa mbulesë.

Një shikim drejt veriut

Të inspirohesh nga dritat e veriut është gjithmonë zgjedhja e duhur, sidomos për festat e fundvitit. Në fakt pamvarësish se designi skandinav është i prirur drejt një stili modern por dhe të ftohtë, atmosfera e festave mund të jetë sugjeruese dhe mikpritëse. Rregulli i parë që duhet kujtuar është ndriçimi i cili nuk duhet të ketë kufij, sikurse dhe materialet natyrale si druri dhe linoja.

Thjeshtë por me kreativitet

Ka nga ata që braktisin traditën , ngjyrat e kuqe dhe ari por duke I kushtuar një vëmëndje të madhe detajeve. Një shembull mund të jenë shënjueset e vendit të realizuar me biskota me xhinxher, ose një qëndër tavoline e bërë me dorë me degë bredhi dhe pisha prej madhësisve të ndryshme.

Source @living.al

REKLAMA