Shqiptarja që synon kurorën e Miss Zvicra 2016 (Foto)

Shqiptarja që synon kurorën e Miss Zvicra 2016 (Foto)

379
0
Shperndaje

Bukuroshja kosovare, që jeton në Zvicër, Shkëndije Haziri është në garë për të fituar kurorën e bukurisë në spektaklin “Miss Fribourg” në Zvicër.
Shkëndije Haziri, 23 vjeçare që jeton në Château-d’Oex, është njëra prej bukurosheve me origjinë nga Kosova e cila synon të jetë më e bukura e Zvicrës.

Ajo në pothuajse çdo paraqitje ka thënë se do ta jap maksimumin për të fituar kurorën e më të bukurës së këtij kantoni.

Shkëndija është një femër e re, dinamike dhe shumë gazmore. Praktikon me kënaqësi disa sporte, si volejboll, futboll dhe karate.

Shkëndija, po ashtu, cilësohet si një e re dinamike dhe shumë e shoqërueshme me vajzat e tjera, derisa kohën e lirë e kalon më shumë me familje.

Ajo po ashtu pëlqen edhe shëtitjet jashtë vendit të saj pasi që në këtë mënyrë ajo mund të njëh më shumë lultura të vendeve të ndryshme në Botë.

Finalja e këtij spektakli do të mbahet më 29 tetor, ndërsa është interesante sepse pjesë e jurisë është edhe një shqiptarë.

Bëhet fjalë për Betim Morinën, “Mister Zvicra Frankofone” i cili më parë ka qenë i Zvicrës në “Mister World 2016”.

misi-3_1476124287-7298486-770x470

Picture 1 of 6