Shqiptarët vjedhin traktorin 100 mijë Euro, ja gafa që i çoi në...

Shqiptarët vjedhin traktorin 100 mijë Euro, ja gafa që i çoi në pranga!

133
0
Shperndaje

il-trattore-rinvenuto-2-1_1475511477-6174606Tre shqiptarë u vunë në pranga nga autoritetet italiane për vjedhjen e një traktori “John Deere” që kap vlerën e 100 mijë euro.

Shqiptarët, të moshës 23, 27 dhe 28 vjeç u arrestuan nga policia rreth orës 02:30 të mëngjesit të së hënës, pasi u denoncuan nga pronari i kompanisë bujqësore se i kishin vjedhur traktorin.

Tre shqiptarët u ndaluan nga policia në Fossalta di Portogruaro teksa udhëtonin me një “Passat” me targa italiane. Ata kanë mohuar akuzat, duke ngritur pyetje për arsyen e ndalimit. Por balta që ata kishin nëpër rroba ka ngritur dyshime tek efektivët, të cilët i kanë shoqëruar në komisarit. Veprimi që i ka nxjerrë zbuluar – shkruajnë mediat italiane – është momenti kur një nga shqiptarët, kur ka mbërritur në komisarit, ka hedhur në tokë çelësat e traktorit të vjedhur me stemën “John Deere” , veprim ky që u vu re nga policia.

Ndërkohë, në makinën “Passati” u gjetën dhe sekuestruan mjete që shqiptarët përdornin për vjedhje, si dhe koordinatat në kronologjinë e “Google Maps”, e një zone të izoluar në rurale, në Chions Villa, Friuli, ku edhe u gjet traktori i vjedhur.