S’do t’u besoni syve kur të shihni pamjen e re të Silva Gunbardhit

21

Nëse look-u i Silva Gunbardhit pak ditë më parë me flokët rozë ju bëri përshtypje, atëherë prisni se s’keni parë asgjë akoma.

Këngëtarja e famshme i ka lënë pa fjalë ndjekësit e saj në Instagram gjatë ditës së sotme duke postuar një foto ku ajo, si kurrë më parë është transformuar tërësisht. Në foton në fjalë, Gunbardhi shihet me flokë të zeza dhe me baluke voluminoze.

Në përshkrimin e  fotos, këngëtarja ka shtuar edhe disa emoji me buzëqeshje, duke ngritur dyshime të shumta se ndryshimi drastik, mund të jetë fare i përkohshëm. Siç shihet në sfond, Gunbardhi ndodhet në një sallon bukurie, ç’ka do të thotë se me shumë gjasa ajo ka eksperimentuar me një paruke./xing.al