Ishulli më i madh i vendit, ai i Sazanit, vijon të mbetet mollë e ndaluar edhe pse kanë kaluar 20 vite demokraci.Askush nuk mund të shkelë në ishullin që ndodhet vetëm 17 km larg portit. As vetë vlonjatët nuk e njohin ishullin e vetmuar që qëndron mes Jonit dhe Adriatikut, në krye të gjirit të Vlorës. Maja e tij më e lartë është 342 m. Nje vijë bregdetare me gjatësi 12 km. Kjo është vijë bregdetare e thyer, me përbërje shkëmbore monolitike.Sipërfaqja e ishullit është 5.7 kilometër katror dhe shtrihet në hyrje të Gjirit të Vlorës. Shtrirja gjeografike e tij është juglindje-veriperëndim në një gjatësi prej 4.8 kilometër. Gjerësia më e madhe e tij është 2 kilometër. Vija bregdetare e ishullit është pak e thyer. Në anën perëndimore gati në mes të tij formohet Gryka e Xhehenemit.Ishulli i Sazanit përmban 7 specie amfibësh nga të cilat 3 janë specie të rralla. Ishulli përmban 15 specie zvarranikësh nga të cilët 13 specie zvarranikësh janë të rrallë.
Disa nga këto amfibë dhe reptilë janë:
Hardhucë luspore me gushë blu
Hardhuca jeshile ballkanase
Zhapiku europian i bakrit
Nërpërka amodite gjendet në pjesën tokësore të afërt por mungon në Ishullin e Sazanit. Mungesa e kësaj nëpërke prezanton një interes të lartë shkencor sepse tregon formimin dhe ndarjen e ishullit përpara shfaqjes së kësaj specieje.